Sport

EMOCIONUESE: Tre vëllezërit nga Mitrovica përshëndeten më shokët e skuadrës dhe marrin rrugën për Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 23 November 2020

Mesditën e së hënës tre vëllezërit Deva nga Mitrovica u nisën për të shkuar në seancën stërvitore, shkruan Gazeta inFokus.

Kësaj radhe jo për të stërvitur si çdo herë, por për ti përqafuar dhe për tu përshëndetur me shokët e skuadrës dhe stafin e trajnerëve të klubit të Mitrovicës.

Kjo pasi ata të martën do të marrin rrugën për Gjermani se bashku me familjen e tyre.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për futbollistët e vegjël mitrovicas Jon, Nol dhe Gegë Deva, të cilët u kapluan nga emocionet më largimin nga klubi i Mitrovicës, ku edhe filluan të luanin futboll.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Mitrovicës përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku i kanë uruar fat vëllezërve Deva në rrugëtimin e tyre në migrim.

Më poshtë keni postimin e plotë të klubit mitrovicas pa ndërhyrjen e redaksisë.

“Jon, Nol dhe Gegë Deva sonte u përshēndetën me trenerët e shkollës sepse nesër marin rrugën e migrimit për në Gjermani, është e vështirë tu thuash lamtumir në momentet kur ata filluan të rriten me ngjyrat e tyre, ata përveq talentit që posedonin ishin shumë të afërt dhe të dashur për secilin shoke dhe trener të shkollës, ne si shkollë i falenderojmë prindërit e tyre për korektësin dhe besimin që kishin ndaj neve si shkollë poashtu u dëshirojmë shumë suksese. Jon, Nol dhe Gegë u përcjellt fati dhe ju deshirojme të gjitha të mirat e botës, shpresojmë t’ju shohim në nivele të larta kudo që ndodheni”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera