Fokus

Emocionuese, mesfushori i Kosovës, Valon Berisha para lojës me Anglinë, “Per keta njerz du me ba gjithçka. Kena me u munu me mish e me shpirt”

Autori: Halil Berisha 12:28 | 09 September 2019

Të martë, Kosova do ta ketë lojën më të vështirë deri më tani.

Ekipi i përfaqësueses së Kosovës, do të luaj në Southampton, kundër Anglisë, shkruan gazeta inFokus.

Kjo lojë është shumë e rëndësishme, pasi mund edhe të jetë determinuese për kualifikimin e Kosovës në kampionatin Evropian.

-Advertisement-

E mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, në Facebook, ka shkruar një mesazh emocionues para kësaj loje.

Aty, Berisha, ka publikuar disa foto të tifozëve të Kosovës, ku thotë që për ta do të bëj gjithçka, shkruan gazeta inFokus.

“Per keta njerz du me ba gjithçka. Vuajtje, sakrifica e shume mundime kena kalu neper vite, por gjithmone jena kthy ma t’forte. Populli i Kosoves meriton qe se paku na me u kualifiku ne Kampionatin Evropian, me i largu brengat qe perballen çdo dite”.

Megjithatë, Berisha thotë që nuk mund të premtoj asgjë para super sfidës, por thotë që do të mundohen me mish e shpirtë.

“Nuk muj me premtu kurgja ama kena me u munu me mish e me shpirt me marre rezultat pozitiv ndaj Anglise edhe me ju ba edhe ma shume te lumtur. Kjo foto do me thane shume per mu edhe per bashkelojtaret! Une, biri i Kosoves?? Forca Dardane, me ty Kosove gjithmone!?????”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera