Fokus

Emocionuese, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, tregon pse familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova

Autori: Halil Berisha 18:28 | 12 October 2019

Kapiteni dhe portieri i kombëtares së Kosovës në Futboll, Samir Ujkani, ani mbron ngjyrat e Kosovës, nuk jeton këtu.

Kjo, pasi familja e tij, kohë më parë dolën nga vendi.

E rrëfimin se pse u detyruan ta marrin këtë vendim emocionues, Samir Ujkani, e shpalos ekskluzivisht n’Konak, emision i gazetës inFokus.

-Advertisement-

“U kanë një problem, babai jem ka punuar në Obiliq, ka pas një problem dhe për shkak të atij problem babi ka vendos me ikë prej Kosovës, pasi e ka kuptuar që gjendja nuk është mirë, në atë kohë krejt kush ishte në pozitë të mirë në punë i largonin, babi jem e kuptoj edhe na murr neve e kush ka dasht prej familjes me ikë prej Kosovës sa ma shpejt se nuk ishte gjendja e mirë”

E kur, shkruan në Belgjikë, Ujkani thotë se u pritën shumë mirë atje.

Por, vështirësitë që të depërton në botën e futbollit, e kushtet për ta bërë këtë gjë, ishin shumë të vështira, shkruan gazeta inFokus.

“Me na pritë na kanë prit fantastik, kushtet e mira krejt po normalisht u kanë se u desht me kanë 4 herë ma i fortë se belgu me mujt me lujt në formacion se me kanë në të njëjtin nivel e lejshin me lu ata, e falënderoj se ajo me ka ba ma të fortë nuk u kanë lehte se kushtet prej Kosovës atje ka qenë ndryshimi shumë i madh, nuk kishim edhe kopaçka e atje vijshin me patike të mira e krejt, po kena punu e puna prej familjes që kanë ba për neve u kanë e mrekullueshme”

“Ndryshimi u kanë se ka qenë një ëndërr për një fëmijë , me vite lujshe e kur arrita tek një nivel e kisha konkurrent portierin e dytë që ishte babai i tij sponsor i ekipës e duhej me lanë me lujt nganjëherë, po unë ja bana një kusht se kisha qejf me kanë sulmues, e kur ishim tu hup e futke ata në portë e unë dilsha me lujt”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera