Fokus

Emocionohet Nasim Haradinaj: “Pas 100 viteve vuajtje, po gjykohet viktima”

Autori: Halil Berisha 14:10 | 29 June 2020

Gjenerali i UÇK-së, Nasim Haradinaj, sikur rrallë më parë është emocionuar derisa ka folur për aktakuzat që kanë filluar të ngritën nga Gjykata Speciale.

Haradinaj, që ishte i ftuar në emisionin Kontra me Halil Berishën, prodhim i gazetës Infokus, tha që nuk e ka gajle dënimin e as mbajtjen e burgut, shkruan gazeta Infokus.

Kontra

-Advertisement-

 

Haradinaj, ka thënë që derisa në luftë shkuan për të mos u kthyer, nuk e kanë problem as burgun.

Megjithatë, Haradinaj nuk ka mundur t’i ndal emocionet kur filloi të flas për padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve.

Haradinaj ka thënë që ani se Kosova është viktimë e Serbisë qe 100 vite, prapë se prapë, janë kosovarët që po gjykohen e dënohen ndërsa jo agresorët e vërtetë, Serbia./Gazeta Infokus/

Emocionohet Nasim Haradinaj – Pas 100 viteve vuajtje, po gjykohet viktima

Emisioni : Kontra

Posted by Infokus on Monday, 29 June 2020

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera