Shëndetësi

Emocione të mëdha: Kështu duket zemra e mashkullit në momentin kur i kërkon martesë së dashurës

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 14 August 2022

Emocionet nëpër të cilën kalon çdo mashkull para se të ulet në gjunjë para së dashurës së vet e kuptojnë të gjithë ata që kanë kaluar të njëjtën gjë

Mirëpo, ata të cilët nuk e dinë këtë gjë, si edhe femrat të cilat nuk mund të dinë se çfarë ndodhë në zemrën e të zgjedhurit të saj, tani kanë rastin ta shohin.

Një mashkull ka bartur një monitor për matjen e të rrahurave të zemrës para se i ka shfaqur propozimin së dashurës së tij në Romë, transmeton Telegrafi.

Shkuarja e tyre për të ngrënë një akullore ka zgjatur rreth 40 minuta, mirëpo në video është shkurtuar në 90 sekonda.

Të rrahurat e zemrës kanë qenë prej 80 deri në 90 në minutë derisa shëtisnin bashkë. Blenë akullore dhe ai u qetësua pak. Të rrahurat e zemrës atëherë ranë në rreth 80 në minutë.

Shikojeni këtu:

E ka ditur se momenti kur duhet të gjunjëzohet po ofrohet dhe zemra sërish filloi t’i rrahë më shpejt. Në momentin kur drejtpërdrejt para aktit të fejesës, kur i përsëriti fjalët në kokë, të rrahurat e zemrës arritën kulmin – 130 në minutë. I bëri pyetjen dhe zemra ende i rrahte fuqishëm – rreth 112 – 115 rrahje në minutë.

Sapo i tha “po”, zemra edhe pak vibronte dhe pastaj të rrahurat shpejt u ulën. Ndjeu një lehtësim, lumturi dhe qetësi. Zemra i rrihte 81 herë në minutë dhe shpejt pasi u ulën në bankë.

Të tjera