Lajme

Emmerson: Veseli kërkoi që secili të bashkëpunoi me Specialen, UÇK ishte lëvizje popullore kundër gjenocidit

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 08 September 2022

Avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson, ka bërë sot paraqitjen e tij të radhës në mbrojtje ndaj klientit të tij, duke iu paraqitur para të pranishmëve, qëndrimin e prerë të tyre.

Emmerson ka deklaruar se një prej temave që del në pah në parashtrimet e prokurorisë është ajo se për arsye të të qenit besnik ndaj të akuzuarve, pretendohet se nuk mund të jepen emrat e disa dëshmitarëve, përcjell klankosova.tv.

Sipas tij kjo do të thotë që duhet të ketë shumë prej tyre që janë shumë të besueshëm, e nuk do të jenë në gjendje të pranojnë një deklaratë të mëparshme.

-Advertisement-

Mbrojtja e Veselit i kujtoi Gjykatës Speciale se klienti i tij, qysh në ditën e dërgimit në Hagë dhe në seancën e parë të tij, kishte bërë thirrje për bashkëpunim me këtë institucion.

”Zotri [Kadri] Veseli ka dhënë mesazh të fortë, të qartë për të gjithë që ‘të gjithë duhet të bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara, se askush nuk duhet të mendojë se mosbashkëpunimi është një kauzë që ndihmon të akuzuarit‘. Ai më tej ka kërkuar specifikisht të theksojë këtë pjesë të deklarates që e ka bërë në momentin e arrestimit të tij, dhe në seancën e parë. Ai ka kërkuar që të gjithë të jenë bashkëpunues”, u shpreh Emmerson.

Ai po ashtu kujtoi se UÇK nuk ishte një organizatë e strukturuar, por një lëvizje popullore.

”UÇK ishte një lëvizje e njerëzve, një përpjekje për të mbrojtur popullësinë civile, për të mbrojtur nga aktet çnjerëzore nga forcat serbe”, theksoi mes tjerash ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera