Emmanuel Macron në një vizitë zyrtare në Serbi më 29 dhe 30 gusht
Autori: Gazeta inFokus
14:28 | 22 August 2024
Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 dhe 30 gusht 2024, është bërë e ditur në faqen zyrtare të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Vizita e Macron-in në Beograd vjen më pak se pesë muaj pasi ai priti presidentin serb në Paris
Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit francez në Serbi në pesë vjetët e fundit, ndërsa në të njëjtën kohë të dy vendet po forcojnë marrëdhëniet ekonomike.
Nga Parisi, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në fund të korrikut, Vuçiq njoftoi se vizita e Macron mund të pritet në fillim të shtatorit dhe të dy liderët sugjeruan në deklaratat e tyre për publikun se një nga temat kryesore të takimit mund të jetë blerja e aeroplanëve luftarakë francezë “Rafale”.
Në shkurt të vitit 2023, Vuçiq ka thënë për media se blerja e “Rafale-ve” do të ishte ndarja më e madhe e buxhetit ushtarak serb “i cili do të arrijë deri në tre miliardë euro”.
Se çështjet ushtarake janë pjesë e agjendës u konfirmua nga Macron në një konferencë për media më 18 korrik pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Britaninë e Madhe.
I pyetur për statusin e kontratës për furnizimin e aeroplanëve francezë për Serbinë, Macron u përgjigj se do të vizitojë Serbinë në javët apo muajt e ardhshëm “për të finalizuar negociatat që janë objekt i negociatave teknike, financiare dhe politike midis vendeve”.
Një çështje tjetër që do të diskutohet është edhe çështja e problemit në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi presidenti serb në një bisedë telefonike me presidentin e Francës në mes të qershorit ka thënë se “është e rëndësishme që zgjidhja e çështjes së Kosovës të mbetet lartë në agjendën Bashkimit Evropian dhe kërkoi mbështetjen e tij në këtë kontekst”.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...






























