Lajme

“Emisione humoristike” –Kurti komenton zotimin e LDK-së për rritje të koeficientit, e pagën 1 mijë euro të premtuar nga Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 30 October 2024

Premtime boshe dhe “emisione humoristike” i ka konsideruar kryeministri Albin Kurti, zotimet e dy kandidatëve për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, për rritje të koeficientit në rast se vijnë në pushtet.

Kurti tha se ata po bëjnë “shumë premtime boshe” si kundërvlerë e vendimeve të tij, por sipas tij nuk duhet të ngatërrohen dhe qeverisja e përgjegjshme me emisionet humoristike, me gjasë një aludim ky për debatet në media dhe kritikat ndaj tij.

“Ndërkohë për shkak se zgjedhjet tashmë po afrohen po dëgjojmë edhe shumë premtime boshe opozitare si kundërvlerë e vendimeve të mira qeveritare, mirëpo për një gjë duhet të jemi të sigurtë se emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet ngatërruar”, tha Kurti.

-Advertisement-

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dje pasi qeveria tha se pagat do të rriten në sektorin publik, e përsëriti premtimin e tij se koeficienti i pagave do të jetë 150 euro nëse ai bëhet kryeministër.

“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera