Emisari gjerman: Masat e BE-së erdhën si rezultat i sjelljes së Kurtit
Autori: Gazeta inFokus
17:16 | 12 September 2023
Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, ka thënë se ndëshkimi i BE-së ndaj Kosovës përmes vendosjes së masave ka të bëjë me sjelljen e kryeministrit Albin Kurti karshi kërkesave të tyre.
Siç deklaroi Sarrazin, BE-ja kishte një plan të qartë për shtensionim të situatës në veri mirëpo Kurti kishte një plan tjetër. Kjo, tha emisari, solli ndëshkimet, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Këto janë masa të BE-së dhe mendoj se është relevante sepse sanksionet kanë tjetër nivel. Kishte një porosi të qartë të BE-së për Qeverinë e Kosovës se çfarë duam që ata të bëjnë për shtendosje… dhe kishte të bënte edhe për kryetarët e komunave. Por, zoti Kurti kishte një tjetër plan duke mos na përcjellur ne. Dhe BE-ja vendosi që të penalizojë këtë lloj të sjelljes dhe të themi se nuk e pranojmë këtë”, ka deklaruar Sarrazin në RTV 21.
Tutje, Sarrazin e ka konsideruar gabim të madh vendimin për daljen në punë të kryetarëve të veriut, përkatësisht atij të Zveçanit, që çoi edhe deri te tensionet.
“Personalisht mendoj se ishte një gabim i madh çfarë ka bërë Albin Kurti në rastin që çoi në situatën e krijuar në Zveçan (me rastin e lëndimit të ushtarëve të KFOR-it dhe trazirave atje). Por, e gjithë ajo që ndodhi nuk ishte vetëm përgjegjësi e vetme e palës së Kosovës. Bashkimi Evropian iu komunikoi qartë atë që do që të bëhet, pra disa pika, me qëllim që situata të shtendoset”.
Megjitatë, emisari gjerman konsideron se faji është edhe te Qeveria e Serbisë. Ai bëri thirrje që kryeministri Kurti ta testojë sa më shumë Serbinë, duke përmbushur kriteret e marrëveshjes në mënyrë që edhe serbët ta kryejnë pjesën e tyre.
“Kjo nuk çon drejt një pike që të thuhet se ishte gabim vetëm i Qeverisë së Kosovës ose se vetëm Qeveria e Kosovës nuk po bën mjaftueshëm për shtendosje. Unë dua që të Qeveria e Kosovës ta tesojë Qeverinë e Serbisë më shumë, duke lëvizur në përmbushje të pikave që edhe Qeveria e Serbisë të përmbushë pjesën e saj”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































