Lajme

Emisarët nga Veriu: 1 shtatori do të jetë ditë normale

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 25 August 2022

Pas takimit me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe, dy emisarët përsëritën angazhimin për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që mos të ketë tensione më 1 shtator, pas vendimeve të Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe për targat ilegale.

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe  Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajcak, kanë qëndruar sot në veri të Kosovës, para se të shkojnë në Beograd, shkruan Gazeta Express.

Sipas një raportimi të KosovaPress, emisarët kanë thënë se 1 shtatori, dita kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për targa dhe dokumente të lëshuara nga Serbia, do të jetë ditë e zakonshme.

-Advertisement-

Lajçak tha se do të vazhdojnë vizitën në Beograd dhe pastaj do të kenë një përgjigje më të saktë për gjetjen e një zgjidhjeje.  Ndërsa, Escobar, tha se takimi me përfaqësuesit serb në Kosovë ka qenë I mirë dhe ka dëgjuar gjitha shqetësimet e tyre.

“Një takim shumë i rëndësishëm me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë. Ne patëm diskutime për të gjitha temat e rëndësishme dhe po vazhdojmë udhëtimin tonë për në Beograd,” tha Lajçak para gazetarëve.

Ai u pyet edhe rreth raportimeve se ata kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të vendimit për targa e dokumente për tre muaj.

“Ka shumë spekulime, nuk di asgjë për këtë”, u përgjigj Lajçak.

Gjatë dy ditëve të kaluara, Escobar dhe Lajcak, kanë takuar liderët shtetërorë dhe opozitarë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera