Lajme

Emini takohet me komandantin e KFOR-it, e falënderon për përkrahjen e vazhdueshme

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 04 September 2022

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajori Ferenc Kajari, priti sot presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës (KPK), znj. Njomza Emini dhe zëvendëspresidentin z. Daut Tishuki në Shtabin e KFOR-it (Camp Film City) për urime lidhur me anëtarësimin e KPK-së në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe për të diskutuar se rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të përkrahjes së vazhdueshme të KFOR-it për sportistët me aftësi të kufizuara dhe në veçanti KPK-në.

KFOR-i e ka mbështetur KPK-në në tetë vitet e fundit dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në organizimin e Lojërave Para Sportive Kosova 2022 në Akademinë Kombëtare të Sigurisë në Vushtrri.

Presidentja Emini e falënderoi gjeneralin KAJÁRI për mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për lëvizjen paralimpike në Kosovë ndër vite dhe e njoftoi atë për anëtarësimin e KPK-së në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar (KPN).

-Advertisement-

“Ju keni qenë këtu për ne për shumë vite, si në kohë të vështira, kur ishim ende organizatë shumë e vogël, ashtu edhe tani që lëvizja Paralimpike ka bërë përparim të dukshëm. Dua t’ju falënderoj me gjithë zemër për mbështetjen e palëkundur të KFOR-it për gati një dekadë”, tha EMINI .

Gjenerali Kajari shprehu interesimin për të zhvilluar edhe më tutje mbështetjen e KFOR-it për KPK-në, për shembull duke dhënë mbështetje me pajisjen dhe trajnimin e sportistëve paraolimpikë të Kosovës në përgatitje për Lojërat Paralimpike 2024 në Paris.

Në takimin mes KPK-së dhe KFOR-it ka marrë pjesë edhe nënpresidenti i KPK-së, z. Daut Tishuki.

Tishuki dhe znj. Emini shfrytëzuan rastin për ta falënderuar gjeneralin KAJÁRI dhe KFOR-in për mbështetjen e personave të verbër në Kosovë.

Si përgjigje ndaj një kërkese zyrtare nga KPK-ja, KFOR-i kohët e fundit vendosi të përkthejë dhe shtypë shumë nga publikimet e tij në alfabetin Braille, në mënyrë që më shumë informacion rreth aktiviteteve të KFOR-it të jetë në dispozicion për të gjitha komunitetet dhe qytetarët në Kosovë, duke përfshirë personat e verbër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera