Emini: Rinia, prijatare në rrugën evropiane të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
12:47 | 08 May 2017
Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, me mbështetjen e GIZ-it, në kuadër të Javës së Evropës, ka organizuar sot në Prishtinë konferencën rajonale “Lidhja e Rinisë me Integrimet Evropiane”, në të cilën morën pjesë të rinj nga gjashtë vende të Ballkanit: Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, në fjalën e saj para të pranishmëve, u fokusua te rinia dhe perspektiva e saj, duke potencuar nevojën e përfshirjes më të madhe të të rinjve në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit.
Emini tha se rinia është prijatare në rrugën evropiane të Kosovës, si alternativa e vetme e të ardhmes së saj.
Në vazhdim të fjalës së saj, kryetarja e komisionit tha se të rinjtë tanë aktualisht nuk qëndrojnë në një pozicion shumë të favorshëm, përderisa papunësia në mesin e tyre është e lartë dhe ndryshe nga bashkëmoshatarët tyre në rajon dhe gjetkë, ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm në vendet anëtare të BE-së.
“Përderisa jemi ne dhe institucionet tona të cilat duhet të punojnë më shumë në rritjen e punësimit të të rinjve dhe t’u japim motiv për të studiuar dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën, ka shumë gjëra që edhe Bashkimi Evropian mund të bëjë për ta afruar rininë tonë me procesin e integrimit evropian dhe me qytetarët e BE-së”, theksoi kryetarja Emini.
Në vazhdim, ajo evidentoi një varg iniciativash, siç është themelimi i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të Rinisë apo edhe skema e të rinjve (YoungCellScheme), të cilat kanë ndikuar pozitivisht në hapjen e dyerve për të rinjtë e Kosovës, duke u mundësuar atyre të ndjekin studimet në universitete te njohura në Evropë. Emini theksoi nevojën që iniciativa të tilla të ndërmerren edhe në të ardhmen.
Konferenca vazhdoi me diskutimet e përfaqësuesve të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadës Gjermane, si dhe përfaqësuesve të rinj nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilët shkëmbyen ide dhe pikëpamjet e tyre lidhur me perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit dhe rolit të rinisë në këtë proces.






T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...

































