Lajme

Emini: Hahn dhe Mogerini na bënë të qartë se pa demarkacion s’ka viza

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 03 May 2017

Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, në shoqërim të Ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj dhe Kryetarit të Komisionit për Punë të jashtme Elmi Recica, patëm takime me Komisionerin për Zgjerim z. Johannes Hahn dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri Frederika Mogherini. Në takim u diskutuan shumë çështje që po e preokupojnë politikën tonë ditore si Demarkacioni, Asociacioni, gjuha politike, por edhe aspiratat e Kosovës në BE.

Zyrtarët e lartë kanë shprehur edhe një herë qëndrimin e tyre të palëkundur se pa demarkimin e kufirit me Malin e Zi, Kosova e ka të pamundur liberalizimin e  vizave. Nga pala kosovare u kërkua që partitë politike të gjejnë një gjuhë dialoguese për çështjet madhore të vendit si zbatimi i MSA-së, rruga integruese e Kosovës për në BE dhe çështjet tjera si demarkacioni, Asociacion, sundimi i ligjit etj.

Përkundër arritjeve të shumta në procesin integrues, zyrtarët e lartë të BE-së na siguruan se dyert e kësaj organizate supranacionale për Kosovën kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të hapura, porse institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë në drejtim të përmbushjes së obligimeve të dala nga MSA, të forcojnë sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, një administratë më efikase dhe të krijojnë një treg të lirë, e bazuar në parimet e shëndosha të konkurrencës.

-Advertisement-

Delegacioni i Kosovës njoftoj zyrtarët e lartë të BE-se me ecjen e proceseve integruese të Kosovës dhe sfidat por edhe sukseset në këtë rrugë. I njoftuam zyrtarët se si shtet besojmë që kushti i demarkacionit për liberalizimin e vizave nga ana jonë po vlerësohet si  një padrejtësi, por që si kusht do të përmbushet së shpejti që qytetarët të lëvizin lirshëm sa më shpejtë.

Për të mërkurën është paraparë që delegacioni kosovarë të marrë pjesë në krijimin e Grupit të Miqësisë së Parlamentit Evropian dhe atë të Kosovës e iniciuar nga mikja e madhe e Kosovës Ulrike Lunacek. Po ashtu delegacioni do të ketë takime të tjera me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian si David McAllister, Mariya Gabriel dhe me Komitetin për Punë të Jashtme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera