Rozë

Emily nxjerr “kthesat”, por të gjithë e fyejnë! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 18 March 2019

Shi fyerjesh në javët e fundit për Emily Ratajkowski. Së pari, ajo dhe burri i saj, producenti Sebastian Bear-McClard, u akuzuan për përdorimin e një ligji të vjetër të vitit 1982, që mbron artistët amerikanë në nevojë, të mos paguajë qiranë në papafingon e tyre në Nju Jork, pastaj një foto postuar në Instagram nga modelja ka ngritur një stuhi mediatike.

Në foto mund të shihet Emily Ratajkowski dhe mikesha e saj të shtrirë me stomak në plazh. Të dy kanë të veshura kostume banje të dizajnuara nga Emrata për linjën e saj “Inamorata”, të cilat nxjerrin të pasmet e tyre.

Pavarësisht se nuk e tregojnë fytyrën, sigurisht që nuk është e vështirë të njihet Ratajkowski midis të dyjave, pasi mikesha Caitlin King është më e bëshme. Dhe aq shumë kritika, për atë që ndoshta vetëm donte të ishte një festë e bukurisë së linjave trupore.

-Advertisement-

“Ke publikuar një fotografi në të për të treguar se trupi juaj është më i miri. Pse e detyroheni mikeshën tuaj për këtë poshtërim online? – Narcisizmi i vitit është … – Një balenë pranë një kallami?”, – thuhet në një prej komenteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera