Rozë

Emily: Mënyra si vishem dhe bëj seks, s’i intereson askujt – (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 07 December 2017

Emily Ratajkowski mendon se është ofenduese t’i tregosh një femre se çfarë rrobash të vesh. Modelja dhe aktorja 26-vjeçare, e cila është kritikuar gjerësisht për shkak të fotove lakuriqe të cilat i poston në rrjetin social Instagram, është e ‘dëshpëruar’ nga disa reagime rreth akuzave që ajo ka bërë kundër producentit të Hollivudit Harvey Weinstein, ku disa femra kanë sugjeruar që gjinia e më e bukur duhet të vishet si duhet për të ulur rrezikun e ngacmimit seksual, tranzmeton.

Image

“Në valën e skandalit të Harvey-it dhe me rritjen e numrit të femrave të cilat zbulojnë se janë abuzuar seksualisht, jam shumë e dëshpëruar që dëgjoj shumë femra rreth veshjes modeste dhe sjelljes së përgjegjshme, në mënyrë që të shmangim sulmet seksuale dhe t’i përshtatemi botës. Jam lodhur nga ajo se si mund të paragjykohem nga meshkujt nëse veshi një fustan të shkurtër apo nëse postoj një foto seksi në Instagram. dua ta bëj atë që dua. Askush nuk mund të më mësoj se si duhet të vishem. Feminizmi nuk ka të bëj me përshtatjen, ka të bëj me lirinë dhe zgjedhjen. Për mua, seksualiteti i femrës dhe pamja seksi, mund të jetë armë e fuqishme e femrës nëse ajo dëshiron të ndjehet e tillë”, është shprehur bukuroshja përmes një deklarate.

Image

Ajo insiston se askujt nuk duhet t’i interesoj se si vishet dhe si bën seks.

-Advertisement-

Image

“Mënyra se si vishem, veproj, flirtoj, valëzoj, bëj seks, nuk i interesojnë askujt dhe ato janë vendime të mijat dhe nuk duhet të ndikojnë tek meshkujt. Të jesh seksi është argëtuese dhe kjo më pëlqen. Kurrë nuk do të kërkoj falje për këtë”, ka shtuar zeshkania seksi.

 

Image

Mirëpo, kjo deklaratë e Emily-it, është kritikuar ashpër nga personaliteti i famshëm televiziv Piers Morgan, i cili e ka përshkruar bukuroshen si në ‘femër kokëzbrazët e cila sillet si një objekt i seksit”./ZERI

Image

Image

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera