Fokus

Emilia Rexhepi me shpenzime rekord për dreka zyrtare në qeverinë Kurti II

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 31 January 2022

Zëvendëskryeministrja e dytë e Republikës së Kosovës, Emilia Rexhepi, duket se nuk e ka fare problem të shpenzojë paratë e qytetarëve për dreka zyrtare.

Madje ajo në listën e shpenzimeve të siguruara nga Gazeta Infokus për periudhën mars-dhjetor të vitit 2021, ia kalon edhe kryeministrit Kurti e zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi.

Rexhepi gjatë kësaj periudhe ka shpenzuar hiq më pak se 7 mijë e 340 euro për dreka zyrtare, duke e lënë mbrapa Besnik Bislimin që ka shpenzuar 5 mijë e 908 euro dhe Albin Kurtin me 3 mijë e 181 euro, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ajo dy shefave të saj, Kurtit dhe Bislimit ia ka kaluar edhe në shpenzime të tjera. Në këtë kategori të shpenzimeve, e treta e ekzekutivit ka shpenzuar nga buxheti i shtetit 163 euro, derisa Bislimi ka shpenzuar 29 euro, ndërsa Kurti nuk ka shpenzuar asnjë cent në këtë kategori./Gazeta Infokus/

LEXO EDHE: Kush po e shpenzon më shumë buxhetin e shtetit, Kurti apo zëvendësit e tij?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera