Emigrantja që pa tmerrin me sy në Zvicër, prej sot mund të…
Autori: Gazeta inFokus
09:23 | 27 November 2017
Reto Fischer, kandidat pa parti, ka fituar një vend të dyfishtë në asamblenë e komunës Buchs, në Kantonin Aargau, shkruan aargauerzeitung.ch. Pikërisht në Buchs-in e bërë të njohur pak muaj më parë me refuzimin e dhënies së pasaportës zvicerane turkes 25 vjeçe, Funda Yilmaz, shkruan albinfo.ch.
Ajo që kishte bërë bujë edhe në rrafshin ndërkombëtar ishte arsyetimi i këtij refuzimi, me atë se Yilmaz, veç tjerash, nuk kishte njohur për shitësin e mishit në fshat.
Shansi që një person të fitojë dy vende në asamble është i rrallë por i mundshëm. Kjo ka ndodhur te Fischer-i falë faktit se ai ka kandiduar “në krye” të një liste, të përbërë vetëm nga ai.
Dhe, duke qenë se ai ka një vend rezervë, atë mund t`ia dhurojë kujt të dojë. Fischer, si një politikan që mbështet integrimin e të huajve, është i mendimit që këtë nder t`ia bëjë një gruaje me prejardhje të huaj. Kjo kategori është më së paku e përfaqësuar në Asamblenë e Buchs-it prej 40 anëtarësh, thotë ai.
Dhe, këtu vimë te lidhja që ka fitorja e Fischer-it me turkozviceranen Funda Yilmaz. Kjo jeton në po këtë komunë dhe është grua me prejardhje të huaj: një kandidate ideale për postin që e “dhuron” Fischer, transmeton albinfo.ch. Ky i fundit ka deklaruar për gazetën se do të bisedojë me Funda Yilmaz dhe shpreson që ajo të pranojë ofertën e tij. Se kjo gjë mund të ndodhë fare lehtë të bën të besosh fakti se Funda ka deklaruar se do të angazhohet në politikë, gjegjësisht në SP. Megjithatë, këtu është edhe një problem i vogël teknik: ndonëse Funda është natyralizuar, ardhja e pasaportës zvicerane mund të zgjasë njëfarë kohe!
Ndërkaq, Fischer ka në mend edhe një kandidate tjetër, për këtë post, një grua me prejardhje të huaj që ka tre fëmijë dhe që është shumë e angazhuar në Buchs.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























