Sport

Emery zbulon nëse Xhaka do të luajë nesër për Arsenalin

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 27 November 2019

Unai Emery ka thënë se ka mundësi që Granit Xhaka do të rikthehet në skuadrën e Arsenalit, për ndeshjen e nesërme kundër Eintracht Frankfurt në Europa League.

Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës Xhaka është në dispozicion për t’u kthyer në skuadrën e Arsenalit për herë të parë që prej se iu mor shiriti i kapitenit, ka zbuluar trajneri Unai Emery.

Xhaka nuk ka luajtur për klubin londinez që prej reagimit të tij të ashpër kur u fishkëllye nga tifozët e vet në një ndeshje kundër Crystal Palace muajin e kaluar.

-Advertisement-

Emery kishte thënë në të kaluarën se Xhaka nuk do të mundë të luante më për Arsenalin.

Megjithatë, sot, para ndeshjes së nesërme në Europa League, 27-vjeçari pritet të rikthehet në skuadër.

“Ai është në grup dhe ka mundësi që do të luajë nesër”, tha Emery, duke shtuar “Shpresoj se çdo tifoz do ta përkrah ekipin”.

“Rikthimi i Xhakës do të jetë i rëndësishëm për ne”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera