Emery: As unë, e as Neymar nuk ikim nga PSG

Autori: Gazeta inFokus
15:34 | 17 April 2018
Unai Emery nuk ka dyshime se sezoni i ri do ta gjejë “yllin” Neymar në formacionin e PSG-së, edhe pas spekulimeve të fundit që e konsiderojnë thuajse një çështje të mbyllur kalimin e tij në “Bernabeu” këtë verë.
Sulmuesi brazilian nisi aventurën e tij në kryeqytetin francez pas transferimit gjatë verës së shkuar nga Barcelona për shifrën rekord të 220 milionë eurove.
Braziliani arriti një statistikë prej 20 golash në 20 ndeshje në Ligue 1 përpara dëmtimit në këmbë gjatë muajit mars. Eliminimi i parizienëve nga kompeticioni i Champions League pikërisht nga Reali i Madridit vetëm sa ka shtuar edhe më shumë zërat për largimin e 26-vjeçarit, që e ka shprehur në disa raste dëshirën e tij për të mbajtur veshur fanellën e bardhë. Mbi këtë çështje është prononcuar edhe trajneri në ikje i PSG-së, Unay Emery.
“Jam i bindur se do ta shohim Neymarin në Paris edhe sezonin e ardhshëm. Unë mendoj se ai është i lumtur te kjo skuadër, ndryshe nga opinioni që është krijuar. Është normale që skuadra të mëdha europiane të interesohen për një talent si ai, por kjo jo domosdoshmërisht nënkupton largimin e tij. Kam folur personalisht me Neymarin dy apo tri javë më parë. Është duke u rikuperuar mjaft mirë dhe besoj se do të jetë në dispozicion për të zbritur në fushë në fund të sezonit”, shprehet ai.
Tekniku spanjoll ka marrë kritika të shumta për eliminimin e skuadrës nga Champsionsi dhe tashmë largimi i tij konsiderohet çështje e mbyllur, por vetë Emery nuk e sheh ende veten jashtë projektit të PSG-së, sidomos pas titullit të fituar në kampionat.
Sigurisht që titulli i Championsit është shumë i rëndësishëm, por fillimisht duhet të jesh një skuadër e konsoliduar në kampionatin dhe në këtë drejtim mendoj se kemi punuar mirë për ta bërë PSG-në një skuadër që hyn në historinë e futbollit francez. Ndoshta qëndrimi im është diskutueshëm, por unë e shoh ende veten pjesë të projektit të PSG-së.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ftohtë dimëror, me vranësira e in...
-
Rezultatet më të fundit të kandidatëve të PDK’së kush është në top 20 dhe sa vota ka marrë secili
Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosov...
-
Publikohet lista, kandidatët më të votuar të LDK’së nga 60% e vendvotimeve të numëruara
Derisa procesi i numërimit të votave po vazhdon, është publikuar edhe lis...
-
“Të mos biem në grackën e rusëve”, Kallas flet me Sekretarin Rubio pas bisedimeve ShBA-Rusi për Ukrainën
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se ka zhvil...
-
Pengimi i numërimit të votave, Krasniqi: Nuk e kemi një sistem të mbrojtjes kibernetike
Eksperti i anti-terrorizmit, Kolë Krasniqi, tha se Kosova nuk e ka një sistem...
-
Vatikani: Papa po vuan nga pneumonia e dyfishtë
Papa Françesku, që është shtruar në spital javën e kaluar, po vuan nga pn...
-
Sorensen takon Bajramin – Ambasadori flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Emisari përmend veç normalizimin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është...
-
Përfundimtare: Qe lista e plotë e votave të kandidatëve të PDK-së në Skenderaj, kush (s’)u votua?
Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Sken...
-
Rreth 80% të votave të numëruara, këta janë kandidatët e PDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend
Pas numërimit të rreth 80 përqind të votave, PDK ka përditësuar listën me ren...
-
Prishtinë, arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura
Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar...
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën!
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” ...
-
Presidenti i Finlandës uron Pavarësinë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Pr...