Lajme

Emërohet edhe një zëvendësministër në MASHT

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 07 November 2017

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga Nisma për Kosovën Heset Sahiti është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur dega e Nismës për Lipjan me ç’rast e uron  Sahitin për detyrën e re, ndërsa falënderon strukturat e NISMA-së në qendër për besimin e dhënë ndaj kryetarit të degës së Nismës në këtë komunë.

“Jemi të sigurt që z.Heset Sahiti do ta kryjë detyrën me përgjegjësi dhe përkushtim ashtu siç ka bërë deri tani! Urime e suksese kryetar”, thuhet në njoftimin e Nismës.

-Advertisement-

Sahiti është radhitur i pesti me vota në zgjedhjet lokale për kryetar të Lipjanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera