Lajme

Emërohet bordi i “Ibër Lepencit”

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 30 April 2022

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që është duke e mbajtur këtë të shtunë ka miratuar emrat e gjashtë anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes publike, “Ibër Lepenci”.

Kryesues u caktua Bajram Mustafa, ndërsa si anëtar janë emëruar Violeta Hoxha, Denis Dautaj, Valmire Latifi, Avdullah Nishori dhe Myzafer Luma.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, në mbledhje deklaroi se në konkursin e shpallur për bord të “Iber Lepenci” kishin aplikuar 110 kandidatë, ndërsa në listën e ngushtë ishin përzgjedhur 59 kandidatë.

-Advertisement-

Gjatë periudhës së ankesave, ishin pranuar 14 ankesa ku 9 prej tyre janë vlerësuar të drejta.

Mandati i këtij bordi është trevjeçar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera