Lajme

Emërimet e shumta të zëvendësministrave, ja çfarë thotë Avdullah Hoti

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 02 July 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar për emërimet e shumta të zëvendësministrave.

Hoti ka thënë se ata janë pjesë e marrëveshjes politike, shkruan gazeta inFokus.

“Ato janë emërime politike, të cilat i bëjmë në bazë të marrëveshjeve politike me partnerët e gjithë koalicionit duke iu përmbajtur kritereve që i kemi vendosur në marrëveshje edhe numri i anëtarëve nëpër kabinete të ministrave dhe zëvendësministrave përcaktohet me rregullore të qeverisë“, tha ai.

-Advertisement-

Deri më tani janë emëruar 46 zëvendësministra.

Derisa Qeveria synon që me ligj të saktësojë numrin e zëvendësministrave në rreth 40, ekzekutivi tashmë e ka tejkaluar këtë numër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera