Lajme

Emergjenca e mbingarkuar, në vitin 2019,​ trajtoi 86 mijë e 690 raste

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 14 February 2020

Gjatë vitit 2019, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 86 mijë e 690 persona.

19 mijë e 179 pacientë janë trajtuar në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor.

Ekipet mjekësore kanë intervenuar në 6 mijë e 472 raste, derisa janë realizuar 1mijë e 797 operacione.

Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, për shkak të lëndimeve të marra, 5 mijë e 254 persona kishin nevojë për trajtim në Klinikën Emergjente.

Me udhëzim të mjekëve, 9 mijë e 169 pacientë janë bartur në klinika të ndryshme për trajtim të mëtutjeshëm. /Gazeta inFokus/

 

Të tjera