Lajme

Eman Rrahmani: Vazhdoj të jem pjesë e LVV-së, mirëpo jam distancuar nga disa aktivitete të partisë

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 12 September 2023

Deputeti Eman Rrahmani ka deklaruar se vazhdon të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, pavarësisht raportimeve për një largim të mundshëm nga kjo parti.

Ai ka thënë se vazhdon aktivitetin e tij si pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së, mirëpo thotë se nuk ka interes të inkuadrohet në të tjera aktivitete të partisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Po, unë jam deputet, bëj pjesë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Aktivitetin e bëj aty. Votën e kam prej votuesve të cilët e kanë votu VV-në, dhe mandati im do të jetë deri në fund në Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Rrahmani në DPT te Fidani, në ATV.

-Advertisement-

“Në aktivitete tjera ka kohë që nuk kam marrë pjesë, as një zgjedhje të brendshme të cilat janë mbajtë as në aktivitetet e tjera partiake, për shumë aryse. Mirëpo, aktivitetin tim si deputet e bëj duke qenë pjesë e GP të LVV-së. Nuk jam i interesuar që të kem tjetër pozitë”.

Prej arsyeve pse Rrahmani ka vendosur të distancohet paksa ka të bëjë edhe me parimet e LVV-së dhe me disa prej lëvizjeve që i mbështesin.

“Janë disa çështje parimore me të cilat unë nuk pajtoj, siç është Kodi Civil dhe disa që tashmë LVV i mbështet publikisht edhe që kam pasë dëshirë të mos jem pjesë organizative e partisë. Unë do të jap kontributin tim për programin me të cilin kemi kandidu”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera