Lajme

Eman Rrahmani tregon për tre deputetët e Vetëvendosjes që mund t’i bashkohen “Listës për familjen”

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 03 October 2024

Lëvizja Vetëvendosje gjatë kësaj jave ka mbetur me dy deputetë më pak.

Eman Rrahmani dhe Visar Korenica zyrtarizuan kalimin e tyre në nismën e re politike, “Lista për familjen”.

Rrahmani do t’i prijë kësaj liste, pjesë e së cilës janë edhe Aleanca Kosova e Re, si dhe Partia e Drejtësisë.

-Advertisement-

Në një intervistë për emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus, Eman Rrahmani ka thënë se projektin e tyre e kanë prezantuar edhe tek disa deputetë të të Lëvizjes Vetëvendosje. Mes tyre janë Gramos Agusholli, Fjolla Ujkani e Drita Millaku.

“Fjolla, Gramosi, Drita dhe disa deputetë të tjerë me të cilët unë kam pas bashkëpunim më të mirë ose më shumë se me deputetët e tjerë, kanë qenë të njoftuar rreth kësaj iniciativës, sepse ne planifikimin e kemi bërë tash e një kohë, mirëpo përfundimi i krejt kësaj ka ardhë tash, rreth dy muaj, që kjo do të jetë rruga e cila do të vazhdoj. Edhe jemi angazhu pastaj me partnerët e tjerë të koalicionit. Këto janë prezantu, kanë qenë të njoftuar, atë ditë për videot edhe për pamjet që flisni nuk është diskutu sepse ata kanë qenë shumë më herët të njoftuar për këtë drejtim”, ka thënë Rrahmani.

 

 

Ai ka theksuar se deputeti Gramos Agusholli ka një kohë të gjatë që është i informuar për rrugën e re politike të Rrahmanit dhe Korenicës.

“Gramosi ka qenë në dijeni jo tash, por prej dy vitesh për krejt rrugëtimin, ku kemi diskutu për mënyrën çka e qysh, ka pas mospajtime, ka pas mendime ndryshe, por që kjo është rruga që e kemi vendosë dhe Gramosi është prej njerëzve më të afërt që i kemi pasur në këtë rrugëtim dhe ka qenë i njoftuar në secilin hap që e kemi ndërmarrë”, ka deklaruar Rrahmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera