EMA miraton vaksinën e modifikuar për Omicron-in
Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 12 September 2022
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar autorizimin e një doze të modifikuar të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer-BioNTech. Kjo dozë përfshin mbrojtjen nga dy variantet e fundit të Omicron-it, teksa shtetet evropiane po tentojnë të fuqizojnë fushatat e imunizimit të popullsisë para dimrit.
EMA tha më 12 shtator se studimet laboratorike sugjerojnë se vaksina e kombinuar – që shënjestron virusin origjinal të sëmundjes COVID-19 dhe nënvariantet e Omicron-it BA.4 dhe BA.5 – duhet të shkaktojë një përgjigje efektive. Kjo vaksinë e modifikuar pritet të jetë po aq e sigurt sa versioni origjinal, por agjencia tha se do të vazhdojë të analizojë atë, pasi të dhënat janë ende të kufizuara.
Më herët gjatë këtij muaji, Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe miratoi përdorimin e vaksinës së modifikuar.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, versioni BA.5 i Omicron-it është përgjegjës për shumicën e rasteve me koronavirus në mbarë botën.
Më herët gjatë shtatorit, EMA autorizoi përdorimin e dy vaksinave të kombinuara të prodhuara nga Pfizer dhe Moderna, që kanë për qëllim të shënjestrojnë nënvariantin e mëhershëm të Omicron-it, BA.1.
Ende është e paqartë se sa efektive janë dozat përforcuese të vaksinës dhe ekspertët ende janë duke mbledhur të dhëna. Por, të dhënat e mbledhura deri më tani sugjerojnë se këto doza përforcuese janë të sigurta për përdorim.
Në nivel global, rastet me koronavirus dhe vdekjet kanë rënë në javët e fundit, por ekspertët thonë se mund të ketë rritje të rasteve dhe vdekjeve gjatë dimrit. Deri më tani, nga COVID-19 kanë vdekur mbi 6.5 milionë persona në mbarë botën./REL/
Të tjera
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për d...
-
Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zon...
-
Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për kri*e lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën...
-
Osmani mbledh partnerët pas OKB-së: Kosova krenare që ka kaq shumë miq
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mble...
-
Momenti kur kryesuesja e seancës së KS të OKB-së u bë nervoz me Vuçiqin, i bie edhe tavolinës me dorë
Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar...
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...