Lajme

Elvis Naçi do të ndertojë shtepi dhe do të dhurojë pension 1 mijë euro familjes Abazi

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 30 November 2019

Nga tërmeti shkatërrues që goditi të martën Shqipërinë, vdiqën  dy djemët e Familjes Abazi nga Gjilani.

E për të  ndihmuar kësaj familje , hoxha nga Shqipëria, Elvis Naçi do të ndërtojë shtëpi, shkruan Gazeta inFokus.

Gjithashtu Naçi ka bërë të ditur se fëmijeve të këtyre vëllezërve, do të i  dhurohet edhe pension prej 1 mijë eurosh.

-Advertisement-

“Ne Familjen Abazi ne Gjilan ku vdiqen nga termeti dy vellezerit qe ndodheshin ne Durres, Qofshin te Xhenetit dhe shume shpejte fillon Shtepia e re per tu nderuar dhe nje pension 1000 euro per 6 Jetimet. Amin”, ka thënë hoxha.

Kujtojmë që gjithashtu kësaj familje i ka ndihmuar edhe kryetari i Sekenderajt i cili ka dhuruar 5 mijë euro, si dhe Qeveria e Shqipërisë  me 1 milion lekë të reja./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera