Rozë

Elvana Gjata injoron fansen e vogël që donte t’i dhuronte një tufë me lule

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 26 December 2019

Mbrëmja finale e Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, ku fituese u shpall Arliena Ara me këngën “Shaj”, ngjalli debate të mëdha.

Shumë thanë se atë çmim e meritonte Elvana Gjata, e cila dhe duhet të përfaqësojë sipas këtyre zërave Shqipërinë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Holandë.

Në mesin e këtyre diskutimeve, një qytetare ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, në të cilën shihet Elvana Gjata teksa hipën në automjetin e saj luksoz. Aty ndodhej edhe një vogëlushe, fanse e këngëtares, e cila po priste për t’i dhuruar një tufë lule dhe disa postera.

-Advertisement-

Por këngëtarja e ka injoruar keq edhe pse vogëlueshja po e ndiqte nga pas. Vajza e vogël filloi të qante duke u kthyer mbrapsht e zhgënjyer.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera