Rozë

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora synojnë Eurovision-in? Përflitet se po sjellin një tjetër duet

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 07 October 2022

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora sollën bashkëpunimin e tyre të parë në verë të titulluar “Gajde”, me të cilën shënuan shumë sukses. Megjithatë, dy artistet më në zë të momentit përflitet se do të bashkohen sërish për një bashkëpunim të ri, kësaj radhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2023.

Lajmi është raportuar nga faqja “Eurovision Kosovo”, ku përmes një postimi shkruan se: “Jo zyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata kanë pranuar të jenë pjesë e FEST61 pasi RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e Festivalit të Këngës të zgjidhet edhe përmes televotimit.”

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e artisteve por ajo që tërhoqi vëmendjen ka qenë veprimi që ka bërë menaxheri i Dhuratës, Ilir Balija. Ai i ka bërë “like” postimit të kësaj faqeje, një detaj që është marrë si një konfirmim. Megjithatë, na mbetet të presim për një konfirmim zyrtar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera