Lajme

Elshani: Rreth 600 protestues janë prezentë, situata është e qetë

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 07 August 2024

Rreth 600 protestues kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga serbët lokal në Mitrovicën e Veriut, të cilën e kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka treguar edhe për numrin e protestueseve të cilët janë prezentë në sheshin “Car Llazar”.

“Numri përafërsisht sipas neve është 600. Situata është e qetë. Në jemi këtë vend për të siguruar rendin publikë çdo gjë është në rregull”, tha ai, raporton Ballkani.info.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se protesta është paralajmëruar që nga dita e shtunë  dhe pritet të zgjatë një orë.

“Protesta është paralajmëruar të shtunën ose të dielën për sot në ora 11:00 deri në ora 12:00. Një grup i qytetarëve për pakënaqësitë për gjendjen sociale dhe përgjegjësi të komunitetit serbë”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera