Lajme

Elshani: Rënia e Afrimit Bunjakut ka qenë një goditje për ne

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 25 September 2024

Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ka thënë se rënia në detyrë e Rreshterit Afrim Bunjaku ka qenë një goditje.

Në emisionin Kosova Today në Klan Kosova, ai ka deklaruar se policia në pjesën veriore të vendit merr çdo ditë vendime të rënda e të vështira.

“Rënia e Afrimit ka qenë një goditje për ne, mirëpo kjo na bënë edhe më të fortë ne normalisht e vazhdojmë punën tonë në drejtim të vendosjes së ligjshmërisë në këtë vend, në ofrim të shërbimeve ndaj qytetarëve të vendit”.

-Advertisement-

“Çka mund të them është se unë si zëvendësdrejtor çdo ditë e çdo natë marrë vendime shumë të rënda dhe shumë të hidhura, vendimet merren në varësisë të objektivave që ne i kemi. Dua ta them për qytetarët marrim çdo ditë vendime shumë të rënda dhe shumë të vështira, në mëngjes e përshëndetim kolegun dhe në mbrëmje nuk e dimë a vie ai”, ka thënë Elshani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera