Lajme

Elshani i PDK-së: Sot KQZ nga një institucion i pavarur u shndërrua në agjenci të Presidencës e pushtetit

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 08 March 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.

Këtë vendim të marrë nga KQZ e ka kundërshtuar përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, i cili tha se KQZ nga një institucion i pavarur kushtetues sot u shndërrua “në një agjenci të Presidencës, MAPL-së dhe vegël e pushtetit”.
Sipas tij, data e votimit do duhej të caktohej nga Presidentja e vendit, e “assesi nga KQZ”.

Vendimi i sotëm është në Kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe mandatin Kushtetues të KQZ”, ka shkruar Elshani.

-Advertisement-

KQZ cakton datën për votimet për largimin e kryetarëve në veri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera