Lajme

Elshani i PDK-së “kapet” me Buleshkajn e KQZ-së: “A të kanë kërcënuar, a të kanë ofruar ryfshetë”

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 22 January 2021

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani beson se Kryetari i Zyrës për Certifikim të Partive Politike dhe Kandidatëve, Yll Buleshkaj e ka goditur rëndë demokracinë kur ka rekomanduar që të gjithë kandidatë të certifikohen.

“Ju z. Buleshkaj sot me këtë rekomandim kë bërë atentat ndaj demokracisë.  Këtë rekomandim po e bëni bazuar në simpati politike”, ka thënë tutje Elshani.

“Cila është arsyeja që e ke ndërru qëndrimin kaq shpejt, a je kërcënu, a të kanë ofru ryshfetë”, ka thënë Elshani.

-Advertisement-

Debat i ashpër është duke u zhvilluar në KQZ në lidhje se a duhet të certifikohen të dënuarit me vepra penale si rasi i liderit të LVV-së, Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera