Sport

Elseid Hysaj pran transferimit te gjiganti italian

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 30 November 2020

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elesid Hysaj, nuk po mund të gjejë gjuhë të përbashkët me drejtuesit e skuadrës së Napolit, shkruan Gazeta inFokus.

Hysaj nuk është i kënaqur me minutazhën që ka të napolitanët dhe me gjasë gjatë verës mund të largohet nga ‘San Paulo’.

Shqiptari i skadon kontrata verën e ardhshme dhe për të vazhduar bashkëpunim me Napolin ai duhet të pranoj uljen e pagës prej 20 deri 30 përqind.

-Advertisement-

E një gjë të tillë me gjasë nuk do ta pranoj mbrojtësi i djathtë.

Lidhur më këto zhvillimet mediat në Itali kanë raportuar se Hysaj gjatë verës mund të bashkohet me Marash Kumbullën te Roma.

Roma është e interesuar për shërbimet e futbollist shqiptar dhe qysh në janar pritet ti vë kontaktet e para me Hysajn.

Aktualisht Hysaj është i infektuar me koronavirus dhe gjatë kësaj javë pritet që ai të shërohet nga ‘Covid-19’ për tu rikthyer në stërvitje me Napolin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera