Lifestyle

Elon Musk zbret nga froni/ Kush është njeriu më i pasur në botë për vitin 2022

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 08 December 2022

CEO i Tesla-s, Elon Musk ka humbur titullin si njeriu më i pasur në botë, sipas Forbes

Vendin e miliarderit të teknologjisë e mori Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë së markës luksoze Louis Vuitton, LVMH dhe familja e tij. Sipas tij, ata llogariten të kenë një pasuri personale prej 185.4 miliardë dollarësh.
Ndërkaq, Musk, që ka mbajtur vendin e parë në listën e Forbes për më të pasurit në botë që nga shtatori 2021, ka një pasuri neto prej 185.3 miliardë dollarësh.

Në vitin 2021 ishin dhjetë sipërmarrës me asete mbi 100 miliardë dollarë dhe mbi 200 që grumbulluan të paktën 10 miliardë pasuri.

-Advertisement-

Musk e mbylli vitin 2021 me vlera të krahasueshme: 273.5 miliardë dollarë, 75% më shumë se 2020, falë performancës së shkëlqyer të Tesla-s së tij në bursë.

Në vendin e dytë në distancë ishte Jeff Bezos (194.2 miliardë) i cili e filloi vitin 2021 në krye, por u tejkalua nga Musk sepse Amazon u rrit vetëm me 2% në vit.

Në gjashtë vitet e fundit, Elon Musk ka punuar për dizejnimin e një çipi, që do të implantohet në trurin e njeriut, një bashkëpunim ky me kompaninë Neuralink.

Zbulimi më i fundit i miliarderit Musk do të përdoret te njerëzit me paraliza ose sëmundje të motorëve neurotikë për të komunikuar. Sistemi i Neuralink përbëhet nga një çip kompjuteri i bashkangjitur në fije të vogla fleksibël të qepura në tru nga një robot i ngjashëm me makinën qepëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera