Elon Musk: Tesla do t’i reklamojë makinat e saj për herë të parë
Autori: Gazeta inFokus
10:41 | 17 May 2023
Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka thënë se do të nisë reklamimin e makinave, për të parë nëse ka rezultat.
Në të kaluarën, Tesla nuk e ka shfrytëzuar kurrë reklamimin tradicional për të vënë në pah makinat e saj.
Musk ka thënë se është “ironi” që si shef i Teslas, tani e ka në pronësi edhe platformën sociale, Twitter. Ky rrjet social varet shumë nga reklamat, dhe së shpejti do të udhëhiqet nga veteranja në fushën e reklamimit, Linda Yaccarino.
“Më duket se duhet të them që reklamimi është fantastik, dhe që secili duhet ta bëjë”, ka thënë Musk, në një takim me aksionarët e Teslas në Teksas.
“Do të provojmë pak reklamim, dhe do ta shohim si po ec”.
Ky veprim shpërfaq përpjekjet e tij për të rritur besimin e investitorëve në kompaninë për prodhim të makinave, në kohën kur rritja e konkurrencës dhe ngadalësimi ekonomik, kanë ndikuar në ulje të çmimeve në Tesla.
Prej kur Musk e ka blerë Twitterin, në muajin tetor, reklamuesit i kanë ikur kësaj platforme, të shqetësuar se reklamat e tyre mund të shfaqen në përmbajtje jo të duhur, meqë kompania e ka humbur 80 për qind të stafit. Musk u ka rezistuar reklamave për vite.
Madje, më 2019, ai pati thënë se “e urren reklamimin”, dhe se “ne duhet t’i përdorim ato para për t’i bërë produktet fantastike”.
Mirëpo, të martën, ai ka thënë se shume njerëz nuk e dinë sa të përballueshme janë makinat e Teslas dhe çfarë mekanizma “mahnitës” të funksionimit kanë ato./REL

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































