Lajme

Elon Musk sfidon Putinin me dyluftim

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 14 March 2022

Miliarderi amerikan Elon Musk, duket se ka sfiduar presidentin rus Vladimir Putin në një luftë kokë më kokë, duke sugjeruar që fituesi të vendosë për fatin e Ukrainës.

“Me anë të këtij mesazhi sfidoj Vladimir Putin në dyluftim. Fituesi merr Ukrainën!”, shkruan Musk në llogarinë e tij në Twitter .

Presidenti rus ende nuk është përgjigjur. Musk ka qenë një mbështetës i zëshëm i Ukrainës qëkur është sulmuar nga Rusia.

-Advertisement-

Në fillim të këtij muaji, një nga kompanitë në pronësi të sipërmarrësit të teknologjisë me bazë në Kaliforni, Starlink, furnizoi Ukrainën me një numër të terminaleve satelitore – të cilët mbrojnë aksesin në internet të këtij vendi, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera