Lajme

​Elon Musk: Putini është shumë më i pasur se unë

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 27 March 2022

Unë mendoj se Vladimir Putin është dukshëm më i pasur se unë, deklaroi Elon Musk në një intervistë për “Business Insider”.

Ndërsa shprehet i habitur sesi në kohën tonë ka ende luftë, miliarderi vizionar shpjegoi se “sipas tij qeveria amerikane ka bërë shumë për Ukrainën… më shumë sesa njerëzit mund të kuptojnë”.

Në lidhje me rihapjen e centraleve bërthamore Musk tha se “aktualisht energjia bërthamore luan një rol kyç pasi kjo mbetet mënyra më e shpejtë për ta prodhuar atë”.

-Advertisement-

“Dua të jem i qartë, jo vetëm që centralet bërthamore nuk duhet të mbyllen, por ato që janë tashmë të mbyllura duhet të rihapen”, tha themeluesi i “Tesla”, Musk. /ANSA/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera