Kulturë

Elmedina Buja me libër i tregon botës gjermanofone për Epopenë e Jasharëve

Autori: Islam Morina 19:33 | 29 July 2021

E reja shqiptare Elmedina Buja, ka botuar librin e saj “Prekazi Altari i Lirisë’, i cili flet për Jasharët dhe lavdinë e tyre, shkruan Gazeta Infokus.

Buja këtë libër e ka botuar në gjuhën shqipe dhe atë gjermane, ku për personazh kryesor ka Besarta e Bekim Jasharin si dhe bashkëluftëtarin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Abaz Kajtaz Jasharin, i cili ishte përkrah komandantit në betejën e 5, 6 dhe 7 marsit 1998, që njihet edhe si Epopeja e Jasharëve.

Libri pasqyron këtë betejë titanike të Jasharëve të Prekazit, të cilët u flijuan për lirinë e vegjëlisë.

-Advertisement-

Buja e cila jeton në Zvicër edhe më herët me anë të Temës së saj të Diplomës, ka njoftuar zviceranët për aktin e lartë patriotik e sakrificën për liri të familjes Jashari.

“Doli nga shtypi, libri im i par “Prekazi-altari i lirisë”. Është e botuar në dy gjuhë, në gj. shqipe dhe në gj. gjermane. Te interesuarit që duan ta ken këtë liber, mund të kontaktojnë në e-mailin tim”, ka shkruar në Facebook, Elmedina Buja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera