Lajme

Ellek: Vendimi i KQZ-së është sipas urdhrit të Kurtit, ne do të ankohemi

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 24 December 2024

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka bërë të ditur dhe ka konfirmuar se KQZ-ja nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

“Besojmë se kjo është bërë me urdhër të Albin Kurtit për të penguar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje. Ky vendim nuk ka bazë ligjore dhe është dëshmi se sa shumë dëshiron Kurti të eliminojë serbët nga këto treva. Kurti nuk dëshiron të shohë anëtarë të Listës Serbe në Kuvend, por dëshiron të shohë në të serbë të dëgjueshëm siç është Nenad Rashiqi”, ka deklaruar Ellek.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se edhe pse “vendimi është i kundërligjshëm”, ai është marrë për shkak se Lista ka përdorur termin “Kosovë e Metohi” dhe ky term “është plotësisht i ligjshëm” sepse është toponim.

“Unë në vend të Kosovës kam thënë Republikën e Serbisë. Unë jam krenar për ato fjalë dhe qëndroj me vendosmëri pas gjithçkaje që kam thënë. Kjo flet shumë për faktin se Lista Serbe është gjemb në syrin e Kurtit. Kjo nuk është shkelje e ligjit dhe nuk mund të rezultojë me eliminimin e saj nga gara zgjedhore. Po ju jap një shembull të listës së z. Jabllanoviqit, ku edhe ai e përdor temën e “Kosova dhe Metohia”, ashtu si unë, kështu që lista e tij konfirmohet për zgjedhje. Jemi të vetëdijshëm për të gjitha keq bërjet e Kurtit ndaj Listës Serbe, sepse ai e sheh listën tonë si kundërshtare. Për këtë ka iniciuar procedura kundër të gjithë liderëve të Listës Serbe, por edhe drejtorëve në sistemin publik, duke theksuar se po luftojmë kundër rendit kushtetues të Kosovës”, ka thënë ai.

Elleku ka thënë se do të përdorë të gjitha mjetet politike dhe demokratike për të luftuar kundër këtij vendimi.

“Gjatë ditës do të paraqesim ankesë në panelin zgjedhor dhe pres një vendim të qartë prej tyre për ta refuzuar këtë vendim jodemokratik të Kurtit. Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët, presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Ambasadën Amerikane, të cilët e dënuan një vendim të tillë”, ka përfunduar Elleku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera