Lajme

Eliza Hoxha lëshon një këngë të saj në telefon në Kuvend, kritikon ashpër Kurtin për Deklaratën për të Zhdukurit

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 04 Maj 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka lëshuar një këngë në telefonin e saj gjatë seancës së sotme, që është e shkruar për persona të pagjetur

Ajo ka thënë se është munduar të jetë zëri i familjarëve të të pagjeturve.

Eliza Hoxha në seancën e sotme është paraqitur shumë e shqetësuar për çështjen e të pagjeturve, pasi Kurti nënshkroi Deklaratën me Vuqiçn në Bruksel.

-Advertisement-

Ajo tha se Kurti e ka vendosur një term për personat e zhdukur në këtë deklaratë, që nuk ekziston askund.

Hoxha ka lëshuar një këngë në foltoren e Kuvendit, që ka të bëjë me personat e pagjetur.

Deputetja e PDK-së tha se Kurti duhet të kërkojë falje tek komiteti i Kosovës dhe familjarët e personave të të pagjetur.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy