Lajme

Eliza Hoxha akuzon LVV-në për shkrimin seksist në shtëpinë e Adelina Granicës

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 26 April 2021

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në seancën e sotme të Kuvendit i është drejtuar ish deputetes së PDK-së, Adelina Grainca e cila në ditën kur u votua presidentja e Kosovës, kaloj në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo në drejtimin e saj kundrejt Graincës ka lënë të kuptohet se dyshon që shkrimin në murin e shtëpisë se Graincës e ka bërë pikërisht partia ku ajo ka aderuar.

“PDK-ja asnjëherë nuk është marrë me shkrime në muret e askujt dhe asnjëherë nuk ka qenë parti e tillë apo e këtij lloji”, është shprehur Hoxha.

-Advertisement-

Kujtojmë se në muret e ish deputetes së PDK-së, u shkruan disa grafite fyese ku thuhet “BIJAT I SHESIM, VOTAT I QESIM”./Gazeta inFokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera