Rozë

Elita dhe Gjiko zbulojnë emrin unik për vajzën e tyre

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 13 October 2020

Çifti shumë i dashur për publikun, Elita Rudi dhe Gjiko do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë.

Elita është në pritje të një vajze dhe nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale.

-Advertisement-

Gjiko ishte këtë mbrëmje i ftuar në emisionin “NIN”, ku u pyet nëse e kanë gjetur emrin për vogëlushen e tyre. Reperi tha se ata kanë zbuluar dhe jo gjetur, një emër unik.

“Në familjen tonë nuk thuhet a e keni gjetur, por a e keni zbuluar, sepse një emër unik duhet zbuluar. Për ne çdo fëmijë është unik dhe duhet gjetur një emër unik, siç janë të gjithë njerëzit”, u shpreh Gjiko.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera