Sport

Eliminohen nga gara Distria Krasniqi dhe Flaka Hoxha

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 19 November 2020

Xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Flaka Hoxha, janë eliminuar nga gara që po mbahet në Pragë, në kuadër të kampionatit evropian për seniorë, shkruan Gazeta inFokus.

Distria u eliminua në raundin e tretë, kurse Flaka në të dytin.

Në kategorinë e 73 kilogramëve, Hoxha u mposht nga polakja, Julia Kowalczyk, kurse herën e parë triumfoi ndaj ukrainases, Mariia Sokran.

-Advertisement-

Kurse Krasniqi u eliminua nga francezja, Shirine Boukli, në kategorinë e 48 kilogrameve.

Distria po ashtu ka edhe një mundësi për medaljen e sportit në garën e repesazhit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera