Rozë

Eli Fara tregon momentin e vështirë që kaloi gjatë tërmetit në Greqi

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 21 July 2017

Ditën e sotme u zgjuam me lajmin e rëndë të tërmetit në Turqi, i cili preku dhe disa zona të Greqisë, përfshirë këtu edhe ishujt Kos dhe Rhodos duke lënë 2 të vdekur dhe 200 të plagosur.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ndodhej me pushime në ishullin Kos, ku dhe është ndierë tërmeti i fuqishëm e në orët e para të mëngjesit publikoi një foto ku shkruante: “Shpëtuam nga tërmeti”.

Blitz.al kontaktoi me këngëtaren e njohur, e cila u shpreh se tashmë gjendja është stabilizuar dhe janë shëndoshë e mirë. “Tani jemi mirë, por natën e kaluam jashtë sepse ndjemë lëkundje deri në mëngjes”.

-Advertisement-

“Kaloi”, – vazhdon Eli. “Shpresojmë të mos përsëritet”.

Edhe ne shpresojmë shumë që për ngjarje të tilla të dëgjojmë sa më pak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera