Rozë

Elhaida Dani sjellë projektin “Amazing” (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 12 Dhjetor 2017

Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, ka vendosur ta kurorëzojë ndryshe suksesin e saj në festivalin “Kënga Magjike”.

Ajo rrëmbeu çmimin e “Kritikës” dhe vendin e dytë në festivalin e madh të muzikës argëtuese shqiptare.

-Advertisement-

Elhaida reagoi pas festivalit duke thënë se ndërmorri një rrezik të madh, kurse suksesin vendosi ta kurorëzojë ndryshe.

Ajo ka publikuar projektin “Amazing”, që është versioni shqip i këngës me të cilën mori pjesë në Kënga Magjike.

Muzika dhe Teksti janë punuar nga vet Elhaida, kurse në ndihmë i ka dalë Darko Dimitrov.

Videoklipi u realizua nga Foxes Film Studio në regji të Edlira Bahollit.

Elhaida konsiderohet një nga këngëtaret më të mira shqiptare. Ajo më parë përfaqësoi vendin në Eurovision.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy