Lajme

Elezi: Zgjedhjet parlamentare do të mbahen me kamera në çdo vendvotim

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 19 August 2024

Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe partitë politike po përgatiten.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që ka detyrën t’i organizojë zgjedhjet do të vendosë kamera “në çdo vendvotim”, tha zëdhënësi Valmir Elezi në T7.

Ai tha se KQZ s’do të ketë qasje në pamjet e kamerave dhe se ato “nuk mund të regjistrojnë momentin kur qytetari apo votuesi është duke votuar”.

-Advertisement-

“Regjistrimi do të bëhet në mënyrë pasive dhe do të jetë i qasshëm vetëm për istitucionet ligjzbatuese”, tha Elezi, duke përmendur, PZAP-në, prokurorinë dhe gjykatat.

“Do të sigurohet fshehtësia e votës”, theksoi ai.

Pamjet, ai tha se “mund të shërbejnë si provë për të faktuar ndonjë zhvillim eventual në vendvotim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera