Lajme

Elezi tregon se kush i sulmoi automjetet me targa RKS në veri

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 28 September 2021

Në media është raportuar se mbrëmë gjatë natës është thyer një automjet me targa provuese RKS.

Sipas informacioneve, motivi i incidentit është pajisja me targa RKS.

Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim për Gazetën Infokus tha se janë sulmuar disa vetura të cilat siç thotë ai, janë të organizuara nga persona që janë të përfshirë në protesta dhe barrikadimin e veriut.

-Advertisement-

“Janë sulmu disa vetura të cilët sipas informacioneve që i kemi janë vetura të organizuara nga persona të cilët janë të përfshirë në këtë lloj fushate që e kam quajt në veri të Mitrovicës. Janë nga komuniteti serb dhe kryesisht këta persona që i drejtojnë këto vetura janë pjesë të grupeve që po merren aktivisht me veprimet atje si çështjen e barrikadave, organizimin e protestave dhe të tjera”, thotë Elezi.

Sipas tij, institucionet e sigurisë duhet të jenë të informuar rreth personave që kanë kryer këto veprime.

“Paraprakisht besoj se institucionet tona të sigurisë duhet të kenë informacione për personat të cilët i kanë drejtu. Targat e veturave mendohet që s’janë të rregullta dyshohet se janë të falsifikuara”, përfundon Elezi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera