Lajme

Elezi: Tre subjekte politike kanë paraqitur kandidatët e tyre për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 30 October 2020

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më tani vetëm tre subjekte politike kanë paraqitur emrat e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet që do të mbahen në Mitrovicë të Veriut.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka treguar se bëhet fjalë për Partinë Demokratike të Kosovës, një kandidat të pavarur dhe Listën Serbe.

“Deri në këto momente janë vetëm tre subjekte politike që kanë paraqitur kandidatët e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e 29 nëntorit”.

-Advertisement-

“Bëhet fjalë për PDK-në, kemi një kandidat të pavarur dhe Listën Serbe”.

“Këto aplikime do të shqyrtohen dhe nëse përmbushen të gjitha aspektet ligjore, do të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera