Elezi: Mehaj ishte një nga ministrat më serioz të Qeverisë Kurti, bleu dronë Bayraktar

Autori: Gazeta inFokus
18:12 | 08 August 2023
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi për dorëheqjen e Armend Mehajt nga pozita e ministrit të Mbrojtjes ka thënë se i njëjti ishte një nga ministrat më serioz të Qeverisë Kurti.
“Mendoj që ishte një nga ministrat më srioz të Qeverisë Kurti dhe ka dhënë një kontribut të mirë sa i përket situatës së fundit drejt përafrimit të marrëdhënieve mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe NATO-s”, ka thënë Elezi.
Elezi ka thënë se Mehaj ka rregulluar një çështje tjetër të rëndësishme e cila sipas tij, ishte nënshkrimi i një leje të përbashkët për ushtrimet e përbashkëta mes ushtrisë së Kosovës dhe Forcave Ushtarake Amerikane.
Ai ka shtuar se “kryevepra” e Mehajt ishte blerja e dronëve Bayraktar.
“Mund të themi se kryevepra e tij ishte blerja e dronëve, flutarakëve, të cilat kanë dhënë një bujë të madhe përgjithësi në publik, duke u konsideruar si një lëvizje konkrete drejt mbrojtjes serioze që kishte Kosova”, ka thënë tutje ai.
Elezi ka shtuar se zëvendësi i ish-ministrit Mehaj, Shemsi Syla ka tentuar të duket si ministër i Mbrojtjes.
“Më e mira e mundshme që do të ndodhte në institucionet e Republikës së Kosovës do të ishte nëse njerëzit të cilët do të udhëheqin dikasteret në ministri do të vinin nga brenda për dy arsye. E para për shkak se të njëjtit kanë një përvojë, kanë një marrëdhënie të mirë me strukturat që janë brenda dhe e dyta që njerëzit nga jashtë të mos të futen brenda dhe mos të arrijnë të sigurojnë informacione e klasifikuara”, ka shtuar ai.
Kryeministri i Kosovës e ka konfirmuar zyrtarisht sot dorëheqjen e Armend Mehajt nga Ministria e Mbrojtjes, duke thënë se Mehaj ka dhënë dorëheqje për shkaqe familjare.
Në vend të tij, sipas Kurtit, është emëruar ish–koloneli Ejup Maqedonci.
“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”, tha ai.
Armend Mehaj, nëpërmjet një postimi ka treguar arsyet e dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se ka dhënë dorëheqje për arsye familjare, teksa ka treguar që kryeministri Kurti e ka falënderuar atë për punën që ka bërë si ministër.
“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë”, ka thënë Mehaj.

Të tjera
-
“Më duhet të shkojë…” – Kurti vazhdon heshtjen – refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Rrezik në Rrugën B, shtylla elektrike gati të bie
Lexues të Gazetës Infokus kanë dërguar këtë pamje nga Rruga B në Prishtinë, k...
-
“Më duhet të shkojë…”: Kurti vazhdon heshtjen, refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Punëtori ngujohet në vendin e punës në Prizren, Policia e arreston një person të dyshuar
Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi që një person raportohet s...
-
Dy raporte të Policisë për 48 orë – Asnjë fjalë për vdekjen e Agon Zejnullahut: A u tentua të fshihej rasti?
Policia e Kosovës ka publikuar dy raporte 24-orëshe brenda 48 orëve pas vdekj...
-
Gjykata Supreme rrëzon rregulloren e Aviacionit Civil, Faton Fetahu: Fitore për ligjshmërinë dhe interesin publik
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme Rregulloren Nr. 01/2025 t...
-
Dy policë sulmohen në Prizren, njëri brenda stacionit policor
Zyrtarët policorë janë sulmuar në dy raste në Prizren. Rasti i parë ka ndo...
-
Një grua rrah policët në Kaçanik
Një incident ka ndodhur të hënën në Kaçanik. Sipas raportit 24 orësh, një ...
-
“Nana osht shumë keq”- Vëllau i Agon Zejnullahut tregon për gjendjen e prindërve pas tràgjedisë me djalin e tyre
Alban Zejnullahu vëllai i 27 vjeçarit në Lipjan që vdiq në formë tragjike der...
-
Paralajmëron vëllai i Agon Zejnullahut: Nëse shteti nuk vepron, do të detyrohemi të merremi vet me policët
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu i cili vdiq në rrethan...
-
LDK garon me Driton Selmanajn në Prizren, nesër bëhet prezantimi zyrtar
Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë garës për kryetar të Prizrenit me Dri...
-
Muharremi: Diskurs super patriotik, por importi nga Serbia nuk po ndalet – 1.07 miliardë euro nën Qeverinë Kurti II
Analisti ekonomik Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me kontrastin mes disku...